Masakra me pyjet në fshatin e Taulant Ballës/ Malltezi: Situatë për të qarë! Malet po kthehen në shkretëtirë

Diel, 20 October 2019 16:32

I ftuar në Syri TV, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD Jamarbër Malltezi ka komentuar situatën  kaotike me pyjet në vend.

Sipas tij, në Librazhd, Bulqizë dhe Ersekë po bëhet një masakër e vërtetë me mjedisin duke prerë pyje dhe pemë në kundërshtim me ligjin e moratoriumit.

“Situata është shumë e rëndë. Po presin edhe pishën, që është e ndaluar.  Ahu, të cilat nuk kanë fuqi të madhe kalorifike, por që janë gati 100-vjeçarë. Situata është problematike. Malet po kthehen në shkretëtirë.

Kemi ligj për moratoriumin, por kemi një situatë kriminale.

Kemi probleme në pyjet e Bulqizës dhe Ersekës. Por edhe në Librazhd situata është e rëndë. Një situatë që të kapte të qari”.

“Në letër ndalohet prerja, në terren se çfarë masakre po bëhet. Pyjet e Ersekës po kthehen në qymyr dhe po çohen në Greqi. Ka fabrika veleti, ku ka shkuar edhe vetë Taulant Balla që thotë “Bravo! Po rrisim ekonominë. Pyjet e Shqipërisë po kthehen në peletë dhe po shiten jashtë për milionat e disa personave.

Kape dhe arresto Taulant Ballën. Arresto abuzuesit dhe të tregojnë atë ku shkojnë”, deklaroi Malltezi.

Pak ditë më parë, Malltezi ishte në zonën e Librazhdit, më saktë në fshatin e lindjes së kryetarit të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, nga ku denoncoi masakrën që po bëhet me pyjet e kësaj zone. Ndërkohë që në ditët në vijim do të vijohet me denoncimin edhe sa i përket situatës me pyjet e Ersekës dhe jo vetëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...