VOA: Trupat amerikane futen në Irak nga Siria

Hënë, 21 October 2019 18:31

Të hënën trupat amerikane që ndodheshin në Siri hynë në territorin irakian në drejtim të Erbil-it, kryeqytetit të Kurdistanit të Irakut.

Autokolona u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa po kalonte në qytetin e Duhok-ut. Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se të gjitha forcat amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione antiterror kundër Shtetit Islamik.

Sekretari i Mbrotjes tha se SHBA po mban disa trupa pranë fushave të naftës në veri-lindje të Sirisë për t'i mbrojtur ato militantëve të Shtetit Islamik.

Zoti Esper tha se më shumë se 700 trupa amerikane do të vendosen në Irak dhe nuk do të kthehen në SHBA, ndryshe nga ajo që shkruante në twitter Presidenti Donald Trump.

Zoti Esper nuk i përjashtoi mundësinë e kryerjes së operacionet antiterror nga Iraku në Siri. Por ai tha se planet do të përpunohen me kalimin e kohës dhe se ato do të përfshijnë diskutime me aleatët e NATO-s në ditët e ardhshme. Ai tha gjithashtu se nëse forcat amerikane do të kthehen në Siri ato do të mbrohen nga avionët amerikanë.

SHBA-ja ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit. Trupat u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet uashtarake atje përfunduan, por u rikthyen pas tre vitesh kur Shteti Islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, territor që e humbi sërisht më vonë.

Sekretari Esper tha se marrëveshja e nënshkruar të enjten e kaluar për armëpushim pesëditor mes forcave turke e kurde në veri të Sirisë "duket se po respektohet".

Turqia njoftoi se një prej ushtarëve të saj u vra dhe një tjetër u plagos të dielën pas një sulmi të milicisë kurdo-siriane YPG në Tel Abyad në verilindje të Sirisë.

Ndërkohë një përfaqësues i grupit kryesor kurd në Siri i Forcës Demokratike Siriane (SDF) ndodhet në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë. Deri më tani nuk ka asnjë informacion se me kë do të takohet përfaqësuesi i kësaj force, Ilham Ahmed.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...