Konkurrenca hetim për Bankers Petroleum, dyshimet për abuzime

E mërkurë, 23 October 2019 17:06

Kompania Bankers Petroleum do të përballet me një hetim në bazë të një vendimi të marrë nga Autoriteti i Konkurrencës, për abuzim me pozitën dominuese në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto.

Kujtojmë se Tosk Energji, që shfrytëzon rafinerinë e Ballshit, kishte bërë një ankesë ndaj Bankers Petroleum, ndërsa vendimi i Autoritetit të Konkurrencës vjen menjëherë pas kësaj.

Në fillim të vitit të kaluar Tosk Energji ka lidhur një kontratë për të furnizuar rafinerinë nga Bankers ndërkohë që sipas saj, kjo e fundit e ka shkelur atë duke e furnizuar me një sasi më të vogël nafte nga sa ishte parashikuar në kontratë.

Kjo e ka vënë në vështirësi financiare duke e detyruar të ndalë punën në uzinën e Ballshit.

“Sa më sipër sjellja e ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd mund të përbëjë një abuzim me pozitën dominuese që zotëron kjo ndërmarrje, në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto”, pretendon Tost Energji.

Nga ana tjetër Bankers i hedh poshtë këto deklarata duke thënë se e kundërta është e vërtetë.

“Marrëveshja është shkelur nga Tosk Energji, e cila jo vetëm që ka kërkuar të furnizohet me çmim më të ulët se tregu, por nuk ka shlyer as pagesat për sasinë e marrë të naftës. Ligji shqiptar dhe marrëveshja e koncesionit i lejojnë prodhuesit e naftës që ta shesin lirshëm në treg të hapur, prodhimin e tyre. Sipas këtij kuadri, Bankers ka aplikuar të njëjtin çmim shitje që kuoton tregu ndërkombëtar për të gjithë blerësit duke mos diskriminuar asnjë kompani, qoftë kjo vendase apo e huaj”, sqaron kompania Bankers Petroleum.

Në fund, Bankers sqaron se, kompania nuk mund të shesë nën çmimin e tregut, aq më tepër kur blerësit nuk tregohen korrekt në shlyerjen e pagesave.

Ndërkohë, hetimi i këtij konflikti për periudhën nga 1 janari 2016 deri në 31 tetor 2019, pritet të zgjasë 6 muaj dhe në fund Komisioni i Konkurrencës do të marrë vendim nëse Bankers ka abuzuar apo jo me pozitën dominuese në treg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...