“Opozita nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore”, Kaso: Duhet draft konsensual

E mërkurë, 23 October 2019 18:18

Reforma zgjedhore duhet të bëhet me pjesëmarrjen e gjitha faktorëve politik. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Sekretari për Çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se drafti nuk duhet të jetë i njëanshëm.

“Reforma zgjedhore thotë Bundestagu duhet bërë me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve politik. Mazhoranca në pushtet, tentoi që me anë të një drafti të njëanshëm qe e ka miratuar me vetëm votat e deputetëve të mazhorancës ka tentuar tia paraqesë si reformë e bërë partnerëve. Këtë draft Bundestagu e ka konsideruar të pamjaftueshëm. Klasa politike duhet të ulet dhe duhet të punojë me një draft konsensual. Nëse ka një draft të njëanshëm që do të paraqitet nesër, do të thotë që mazhoranca në pushtet po bën të kundërtën e asaj që ka artikuluar ndërkombëtarët dhe atë çfarë presin ndërkombëtarët prej nesh”, tha Ivi Kaso.

Ivi Kaso u shpreh se opozita nuk e njeh Komisionin e Reformës Zgjedhore.

“PD në tryezën e thirrur nga OSBE, thirrje që iu përgjigj pozitivisht ka bërë të qartë që nuk e njeh si forum legjitim Komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore. Është një komision që nuk gëzon autoritetin moral për ta bërë këtë, por edhe përbërja e tij nuk krijon garanci për këtë proces“, tha Kaso.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...