Nga Tritan Shehu
Kryeministri perdor “reformen zgjedhore” si “mbreti lakuriq”....
Reforma zgjedhore nuk mund te zgjidhe krizen e nuk mund te coje ne zgjedhje te lira e vecuar, ajo mund te jete nje faktor pozitiv vetem po te konsiderohet si nje prej elementeve te paketes per kaperximin e saj.
E tille konsiderohet edhe nga Bundestagu gjerman nje midis 9-10 kushteve, per me teper me tej e aplikuar me sukses ne terren.
Prandaj cdo perpjekje e Rilindjes me Kuvendin e saj 122-she e “pupacesh”, per ta paraqitur ate si nje “deus ex machina” e perdorur si nje “pelhure” per “mbretin”, eshte mashtrim per te fituar kohe.
Shterpe ne keto situata jane dhe diskutimet per sistemet zgjedhore, qe heqin vemendjen nga thelbi i problemeve qe po kalon vendi.
Sic e kam shprehur publikisht une jam per ate system ku roli i qytetarit te jete sa me aktiv ne zgjedhjen e kandidatit, por eshte driteshkurtesi a spekullim barazimi sot i ketij elementi me zgjedhjet e lira, qofte dhe fokusimi aty.
“Reforma zgjedhore” ne vehtevete apo cfaredo sistemi qofte, nuk mund ta demokratizoje kete rregjim autokratik, ky do te ishte se paku nje iluzion bllokues.
Rruga eshte vetem nje, levizje e gjere per te imponuar ato ndryshime pluri dimensionale, qe do te mund te garantojne reforme zgjedhore reale e zgjedhje te lira.