Vasili: Dorëheqja e Ramës është e pashmangshme

E Enjte, 24 October 2019 18:38

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se kriza politike në vend zgjidhet me zbatimin e 9 kushteve të parlamentit gjerman dhe me dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në Facebook, Vasili shpjegon se qëndrimi i Bundestagut gjerman është përgjigja për të gjitha elementët e krizës po kalon sot Shqipëria. “Dorëheqja e Edi Ramës nuk pret më. Ajo do të ndodhë dhe duhet të ndodhë sa më parë, pasi është praktikisht e pashmangshme dhe e paevitueshme. Sa më parë që të ndodhë, do të ishte kohë e çmuar e fituar për Shqipërinë dhe Rajonin”,- deklaron Vasili.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Ekuacioni: Dorëheqja e Rames + pranimi i propozimit McAllister = zgjidhje e krizes!

Bundestagu vulosi në rezolutën e tij krizën politike në Shqipëri. Rezoluta është asgjësuese dhe shteruese njëherazi, kur përcakton se: “Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”.

Rezoluta përcakton 9 kushte te cilat janë udha ku kalon hapja e negociatave dhe çlirimi i demokracisë nga rrënimi, çlirimi i shtetit nga kapja dhe çlirimi i votës së lirë nga kriminalizimi, ku fajtori i vetëm është Edi Rama. Eurodeputeti gjerman David McAllister një personalitet, qe s’ka nevoje për komente, u shpreh shume qarte: “Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman – drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë. Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestagu gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë”, tha eurodeputeti për Euractiv.

Propozimi i McAllister e zgjidh krizën sepse konfirmon nëntë kushtet për e pakapërcyeshme për Shqipërinë dhe eliminon një padrejtësi historike për Maqedoninë e Veriut, e cila dënohet per shkak te deshtimit te Edi Rames. Gjithçka është shume e qarte ashtu sic eshte e qarte qe doreheqja e Edi Rames eshte e pashmangshme per zgjidhjen e krizes. Doreheqja e Edi Rames mban peng Shqiperine, por per fat te keq mban peng dhe padrejtësisht edhe Maqedonine e Veriut.

Ndaj doreheqja e Edi Rames nuk pret me. Ajo do te ndodhe dhe duhet te ndodhe sa me pare, pasi eshte praktikisht e pashmangshme dhe e paevitueshme. Sa me pare qe te ndodhe, do te ishte kohe e cmuar e fituar per Shqiperine dhe Rajonin. Rilindja dhe Edi Rama prodhojne vetem destabilitet,tension dhe regres ,qe po reflekton shume negativisht edhe mbi shqiptaret ne Maqedoni, Kosove e me gjere. Rruga teper e qarte e zgjidhjes sipas propozimit te McAllistet dhe doreheqja e detyruar e Edi Rames jane dy dimensionet e nje zgjidhjeje politike,qe nuk pret më.

Te gjithe e kuptojne lehtazi friken e madhe te Edi Rames nga ky propozim, qe identifikon qarte se eshte shkaku i kesaj krize shume te rende dhe multidimensionale eshte vete Rama, por rrugedalje tjeter per te nuk ka.

Te gjithë duhet te binden, qofshin keta edhe “adhuruesit” me te mëdhenj, me apo pa pagese, te Edi Rames se dorëheqja e tij është shpëtimi i vetëm edhe per ta, pasi nje dorëheqje e vonuar do te jete fatkeqe per te dhe gjithshka ka pas vetes.

Ekuacioni: Propozimi McAllister + doreheqje e Rames= Zgjidhje e krizes; është i pashmangshëm!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...