Basha: BE, Bundestagu, shqiptarët, demokratë dhe socialistë duan ndryshim!

E Enjte, 24 October 2019 19:00

Në një intervistë për News 24, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ndër të tjera është shprehur se ashtu si vende të Bashkimit Europian, edhe qytetarët shqiptarë, pa dallim ideologjie, kanë nevojë dhe duan ndryshim në Shqipëri.

Sipas liderit të opozitës, i vetmi person që nuk do ndryshim, i vetmi person që është i interesuar të ruajë këtë status quo dhe të ruajë privilegjet e pushtetit për veten e tij dhe për oborrin e klientëve të tij, është Edi Rama

“Opozita ka 10 muaj që ka intensifikuar aksionin politik, qytetarët janë në rrugë, të gjithë kërkojnë ndryshim. Edhe Bashkimi Europian me vendimin e ditës të premte, qartësisht, çon një sinjal për ndryshim. Thotë që “kështu nuk vazhdohet”, “kupa është mbushur, kështu nuk vazhdohet”.

Për fat të mirë një nga aktorët më të rëndësishëm, që është Bundestagu gjerman, nuk është mjaftuar thjesht dhe vetëm me konstatimin që “Shqipëria në këtë mënyrë nuk ecën dot përpara”, por na ka parashtruar edhe udhërrëfyesin sesi të dalim nga kjo krizë e gjithanshme. Të gjithë duan ndryshim. I vetmi person që nuk do ndryshim, i vetmi person që është i interesuar të ruajë këtë status quo dhe të ruajë privilegjet e pushtetit për veten e tij dhe për oborrin e klientëve të tij, është Edi Rama.

Pra, nuk mund të themi se ka pasur një mungesë idesh, propozimesh nga opozita, tashmë nga Bundestagu, nga Bashkimi Europian; por ka pasur një mungesë vullneti, ka pasur mungesë dëshire për të ndryshuar gjendjen aktuale në vend.

Kjo e ka shtyrë opozitën drejt aksionit të saj politik, e ka shtyrë dhe po shtyn drejt formulimit të zgjidhjeve për shqiptarët. Dhe kjo do të vazhdojë derisa, bashkë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, pavarësisht prej bindjeve politike, por që janë të pakënaqur me gjendjen aktuale, me status quo-në, ne patjetër që do t’ua japim këtë ndryshim Shqipërisë, ta nxjerrim nga gropa ku e ka futur qeverisja aktuale, do t’i hapim derën Europës dhe, më e rëndësishmja, do të rikthejmë shpresën, mundësitë për mirëqenie për çdo shqiptar", është shprehur Lulzim Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...