Haxhi Qamili, kryetari i bandës së rilindjes, i sulet sërish Europës

E Enjte, 24 October 2019 21:59

Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Evropian nuk i ka qëndruar angazhimeve të vetë dy herë në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në emisionin Opinion, Rama ka komentuar edhe postimin në Twitter të 2018 ku shkruante se Shqipërisë i ishin hapur negociatat si dhe më pas bëri një ceremoni ku dekoroi disa ambasadorë në katër kryeqytete të rëndësishme të Europës.
“Edhe twitti edhe kjo është bërë pas vendimit të Këshillit Europian dhe këshilli, 72 orë para postimit t im, ka marrë vendimin për të çelur rrugën e negociatave. Kaq e vërtetë është kjo sa këtu ka ardhur edhe komisionari i zgjedhimit dhe ne, edhe Maqedonisë së Veriut, i është dhënë në dorë instrumenti që kanë përdorur të gjitha vendet pas hapjes formale të negociatave. Kemi filluar procesin që vendet e fillojnë pas hapjes së negociatave.

Unë nuk kam ardhur këtu, nuk i kërkojmë llogari as Macron askujt, faktikisht, BE nuk i ka qëndruar angazhimeve të veta dy herë jo një herë, një herë në 2018 dhe njëherë në qershor. Lexojini se çfarë kanë thënë në unanimitete në qershor, kanë thënë që për këtë do të vendoset në tetor e jo më vonë. Ajo e kushteve është për të kuptuar se procesi i integrimit është bërë gjithnjë e më i paparshikueshëm, për arsye të brendshme nxjerrin bishta. Kur ne na është thënë në 2018, kaloni vetingun dhe mund të hapni negociatat, pastaj kaloni në veting 57 veta”, tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...