Rama në delir: Kam bërë reforma si asnjë vend i BE!

Premte, 25 October 2019 08:15

-Një javë pas dështimit me negociatat, kryeministri Edi Rama u shfaq në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut për të shpjeguar qëndrimin e qeverisë së tij. Pas kalimit të fazës së parë te refuzimit, kur pritej një lloj reflektimi, kryeministri sërish këmbëngul se humbja e trenit të Europës nuk është për faj të tij.  Kreu ekzekutivit nuk përmendi krizën politike, krimin dhe korrupsionin e sotëm, por iu turr Francës.

Me tone delirante kryeministri ka deklaruar dje se jo vetëm drejton qeverinë më të mirë në Shqipëri, por ka tejkaluar gjithë qeveritë e 28 vendeve të Bashkimit Europian. I pyetur nëse i ka përmbushur reformat për hapjen e negociatave, Rama deklaroi se “jo vetëm që mendoj se ne duhet të na ishin hapur negociatat që në vitin 2017, por unë mendoj se asnjë vend që nga i pari që ka hyrë në BE nuk kanë bërë aq shumë sa ka bërë Shqipëria, para hapjes së negociatave”.

Kryeministri gjeti me qindra “motive” që e largonin përgjegjësinë e tij nga negociatat. Fillimisht tha se refuzimi i Shqipërisë ishte çështje e brendshme e Bashkimit Europian. Më pas shtoi se nuk ishin shumë shtete kundër. Realisht dihet se janë të paktën 4 vende kundër negociatave. Kryeministri insistoi se ai dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë përgjegjësi për mijëra dhe qindra mijë shqiptarë që kanë ikur këto vite nga Shqipëri. “Së pari edhe presidenti i Francës bën politikë të brendshme, ato bishtat për azil, a ku di unë janë për politikë në Francë. Çfarë përgjegjësie kam unë për ikjen, nëse nuk akuzohem se nuk kam barazuar standardin e jetesës së Shqipërisë me Gjermaninë? kjo gjë ndodh kudo. njerëzit ikin për standarde më të mira jetese, për t’i arritur sa më shpejt”,- deklaroi Edi Rama. Insistimit për çështjen e largimeve në masë nga Shqipëria, Edi Rama sërish e justifikoi me Greqinë që sipas tij është në pikë të hallit apo me Portugalinë që është si mos më keq. Po ashtu i qahu hallin edhe Italisë që është keq për krah pune, si dhe Gjermanisë që nuk ka numrin e duhur të infermierëve për popullsinë. Në këtë linjë, kryeministri sërish shtoi se qeveria e tij ka qeverisur më mirë se kushdo tjetër, por mesa duket mediat dhe qytetarët nuk e kuptojnë suksesin e tij.

Për të treguar sesa i suksesshëm është si kryeministër ai përmendi më shumë se 5 herë gjatë intervistës faktin se kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka marrë shpesh herë në telefon dhe se ai flet rregullisht me gjithë liderët kryesorë të BE. Madje, dje kryeministri tha se ishte Merkel ajo që e kishte kërkuar në telefon dhe jo ai vetë, pra është kaq i rëndësishëm sa i kërkojnë mendime. Dy javë më parë kryeministri deklaroi se komunikonte shpesh në ëhatsapp me presidentin Emanuel Macron dhe flisnin për problemet dhe vizionin e Bashkimit Europian. Me gjithë këto reforma të qeverisë “Rama” dhe këto komunikime personale me drejtuesit e superfuqive botërore nuk kuptohet sesi Shqipëria nuk ka hyrë direk vend anëtar i BE, po na refuzuan dhe negociatat.

Por të gjitha këto mënyra komunikimi Edi Rama i bën kastile për të intimiduar popullin dhe për ta bëjë të mendojë qytetarin se “na e ka fajin Franca, sepse Edi Rama i ka kryer më së miri detyrat për në BE”. Realisht me gjithë mediat kryesore kryeministri ia ka arritur këto ditë të pompojë në publik se nuk ka faji qeveria, por Macron që për interesa të brendshme, mohoi Shqipërisë negociatat.

Një lojë përfekte djallëzorë, të cilën Edi Rama e bën me pasion dhe mjeshtri.

Mili Xhani

Modifikuar më Premte, 25 October 2019 09:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...