'Të marrim shembull Kosovën'/ Ceka: Ky popull ka harruar të votojë

Saturday, 26 October 2019 21:24

Politikani dhe arkeologu Neritan Ceka i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora teksa foli për mini-shengenin Ballkanit tha se nuk mund të zëvendësohet një Ballkan i integruar me një Europë të integruar.

Sipas Cekls, në një vend ku Serbia nuk pranon Kosovën, atëherë është e kotë të flitet për tipe shengenesh.

Politikani theksoi gjithashtu se Shqipëria duhet të marrë shembullin e Kosovës, sa i përket i përket zgjedhjeve, sepse ky popull ka harruar të votojë.

"Vendimi i madh duhet i popullit shqiptar, nuk ka tjëtër model. Të marrim modelin e Kosovës, nuk po i jap model tjetër. Të bëhemi si Kosova. JO vetëm për sistemin zgjedhor, por që voton. Ky është një popull që ka harruar të votojë. Këtu ka një sistem të tërë kriminal, të ngritur nga partitë politike, me nënpunës të paguar, që nxiten për të deformuar sistemin zgjedhor dhe për t'i marrë në mënyrë të padrejtë votën shqiptarëve, qoftë me para, presione apo gënjeshtra. Nëse ky sistem nuk merr fund dhe partitë politike të hiqen nga menaxhimi i zgjedhjeve, e OSBE të largohet nga Shqipëria. Me këtë OSBE që kemi ne nuk do të kemi zgjedhje të lira. 

Një popull që mësohet të votojë, parti që hiqen nga sistemi zgjedhor dhe çmontimi i partisë shtet që është i vetmi sistem që ekziston në Europë, sepse tjetrin e kemi në Korenë e Veriut dhe në vendet e Azisë dhe të mos merremi me artifice se si mund të zëvendësojmë një vend Europian, me një vend të shpikur nga Konferenca dhe Samite", u shpreh Ceka.

***

“Partneritet pozitiv”, e ka quajtur politikani dhe arkeologu Neritan Ceka, propozimin e Presidentit Frances, Emmanuele Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja: Propozimi i Macron për një partneritet special për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mendoni se duhet ta pranojmë këtë lloj alternative si e keqja më e vogël?

Neritan Ceka: Në një plan Europian, natyrisht. Ky është një partneritet pozitiv. Mendoj se Macron ka qenë më i qartë se të gjithë politikanët. Ka qenë më objektivi, pavarësisht nga inati që kemi dhe duam t'ia shkarkojmë Macronit. Imagjinoni sikur Franca të kishte problemet e Shqipërisë dhe Shqipëria të detyrohej të pranonte një Francë ku nuk bëhen votime, ku votat shiten, ku nëpunësit emërohen nga partia, ku kemi sistem të tërë parazitar, ku fermerët francezë ti shisnin domatet për 150 lekë të vjetra, apo të hidhnin rrushin rrugëve.

Natyrisht që një Shqipëri e tillë nuk kishte për ta pranuar Francën dhe pse Franca duhet të na pranojë ne. Unë mendoj se nëse ka dy fuqi që janë të interesuara për një Ballkan ndryshe, përveç Italisë që është më direkt e interesuar janë Franca dhe Gjermania. Nëse kemi 3 aleatë kryesorë në sistemin Europian dhe nëse duam me seriozitetin më të madh të bëjmë një Shqipëri ndryshe ky është momenti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...