“Disa gjëra nuk janë për shitje” SHBA: Rusia e Kina duan kaos në Ballkan, vendi i Shqipërisë në BE

Hënë, 28 October 2019 12:00

“Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë për shitje, ka refuzuar makinacionet ruse dhe ka treguar që nuk do tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur të mbajë qëndrime parimore.” kështu u shpreh e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones, në fjalën e saj në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’.

Ndërsa shprehu mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë, Leyla Moses Ones tha se Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit.

“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar.

Drejtuesit kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.

Aleanca po evoluon gjithashtu. Shqipëria ka përmbushur angazhimin e saj, kontribuon më shumë trupa për frymë se pothuaj të gjitha vendet e tjera evropiane. Shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët. Ezistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Shqyrtoini ofertat e tyre përpara së t’i pranoni ato, për Rusinë, Kinën e Iranin, Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim,një burim nga i cili mund të shfrytëzohet e më pas të flaket tej. Nuk ka asgjë jashtë kësaj liste në qëllimet e tyre. Ata kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen, me oligarkitë e korruptuara.

Shqipëria ia ka bërë të qartë Kinës, se disa gjëra nuk janë për shitje, ka refuzuar makinacionet ruse dhe ka treguar që nuk do tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur të mbajë qëndrime parimore. Vitin tjetër do të udhëheqë kryesimin e OSBE, një organizatë që gjithasht mban qëdnrime parimore, do vijojmë mbështetjen tonë besnike ndaj shqipërisë teksa përdor vlerat frymëzuese. SHBA mirëpret prioritetet e përcaktuara nga Shqipëria, përfshirë luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Presim të punojmë me Shqipërinë gjatë kryesimit të OSBE në vitin 2020.” tha ajo.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...