Vasili: Shqipëria dhe ekonomia e saj vetëm një hap larg humnerës!

Hënë, 28 October 2019 19:16

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim Shqipëria dhe ekonomia e saj janë vetëm një hap larg humnerës.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi në rrjetet sociale deklaron se situata po precipiton drejt shpërthimit social që pason kolapsin.

Teksa analizon të gjitha të dhënat negative që ofron sot situata ekonomike dhe politike e vendit, Vasili i bën apel shqiptarëve që ta ndalin në kohë këtë katrahurë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Shqipëria dhe ekonomia e saj vetëm një hap larg humnerës!

Megjithëse ekonomia po shkon drejt kolapsit, parlamenti i karavidheve vazhdon noterizimin e vjedhjes së qeverisë.

Rritja e ekonomike, edhe duke ju referuar vetë shifrave të këtyre, është përgjysmuar deri në më pak se 2% nga 4.5 % që brohoritën, gënjyen e premtuan.

Investimet publike janë bllokuar, dhjetëra tendera janë anuluar dhe paratë kalojnë për paga.

Të ardhurat nuk realizohen deri në masën 50% më pak.

Deri edhe sigurimet shoqërore qindra institucione publike nuk jua paguajnë punonjësve, për një vlerë mbi 100 milionë euro, duke shënuar një skandal të padëgjuar.

Pushtetit lokal i rrëmbehen nga qeveria mbi 116 milionë euro, duke dhunuar ligjet dhe autonominë lokale në mënyrë flagrante.

Përgjysmohet tatimi mbi dividentin nga 15% ne 8% duke ju bërë dhurata oligarkëve dhe duke rrënuar të ardhurat publike.

Bujqësia po rrënohet dita-ditës dhe fermerët po provojnë një drame shumë të hidhur pa ndalim, duke e detyruar të hedhin në rrugë djersën dhe gjakun e tyre dhe të familjeve të tyre.

Borxhet që shteti u ka të tretëve janë me qindra milionë euro.

Detyrimi ndaj koncesioneve shkon me miliarda euro deri në 40% të prodhimit të brendshëm bruto.

Borxhi ka kaluar realisht 80%, pavarësisht gënjeshtrave gebelsiane të qeverisë.

Aktet normative dhe koncesionet miratohen me një qetësi kriminale nga parlamenti i karavidheve.

Parlamenti i karavidheve është shndërruar në një bashkë-hajdut me qeverinë!

Ekonomia shqiptare është një hap larg humnerës së kolapsit dhe shpërthimit social pasues.

Duhen ndalur sot kjo katrahurë.

Nëse jo, shqiptarët do të mbeten të varfër për vite të tëra, ndërsa oligarkët të majmur përjetësisht.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...