“Financial Times” pyet Mogherinin: Si do ta bindësh Këshillin për krimin e organizuar të Shqipërisë?

Tuesday, 17 Prill 2018 16:49

Pas rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn dhe shefja e diplomacisë të BE-së, Federika Mogherini u pyetën nga gazetarët për problemet e krimit të organizuar, që paraqet Shqipëria.

Pyetja e gazetares së Financial Times ka qenë si për Mogherinin, ashtu edhe për Hahn:

“A mund t’ju pyes të dyve, si planifikoni t’i bindni Këshillin dhe shtetet anëtare, sidomos shtetet e mëdha anëtare si Franca dhe Gjermania që janë të shqetësuar sa i takon nivelit të krimit të organizuar dhe çështje të tjera të ristrukturimit të Shqipërisë dhe cila do të jetë strategjia juaj më tej?”

Mogherini nuk dha detaje të progres-raporteve, por tha se dokumentet janë hartuar në bazë të të dhënave konkrete për rekomandimet dhe për detyrimet e përmbushura, si nga Tirana, ashtu edhe nga Shkupi.

Referuar analizave të ndryshme, ndërkombëtarët kërkojnë zgjidhjen e çështjes “Tahiri”, si çelësi që do hapë portën e nisjes së reformës në drejtësi. Bërja “kurban” e Llallës, nuk do ti mjaftojë ndërkombëtarëve për ti hapur dritën jeshile Shqipërisë për në BE, edhe pse Mogherini i tha “po” fillimit të negociatave.

 

Modifikuar më Tuesday, 17 Prill 2018 17:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...