Berisha: Mashtrimet e Edvin Mafisë për moshapjen e negociatave, kushtrim për ta shporrur nga pushteti

E mërkurë, 30 October 2019 16:59

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një shënim në facebook, duke komentuar lajthitjen e radhës së Ramës dhe të tijve që thonë se shkak i moshapjes së kushteve është plotësimi i kushteve nga qeveria, shkruan ndër të tjera se një deklaratë e tillë është kushtrim, është apel për çdo shqiptar që di në këtë vend të ngrihet me të gjithë fuqinë e tij për shporrjen, flakjen një minute e më parë në koshin e plehrave të historisë Edvin Mafine dhe narkoshtetin e tij!

‘“Plotesimi i kushteve shkak kryesor i mos hapjes së negociatave!?!?”
Kjo eshte deklarata qe beri Edvin Mafia me sugarin e tij, çakallin e Baton Stanishiqit.

Te dashur miq, pas goditjes fatale qe mori çelja e negociatave dhe projekti i integrimit te Shqiperise ne BE, per shkakun e vetem se Shqiperia nuk plotesoi asnjerin prej 7 kushteve te caktuara nga Keshilli i Ministrave te BE me dt 26 qershor 2018 ne Luksemburg, Edvin Mafia me lepiresit e tij Arben Malavita, Karla Malavita, Ymer Çorapja dhe tualetin e Kol Balles ndermoren sulme mafioze, staliniste, me fjalor te ulet koprolalik ndaj armiqve te jashtem dhe te brendshem te Shqiperise.

Ne serine e ketyre sulmeve per te mashtruar shqiptaret per rrenimin e procesit te integrimit qe iu shkaktoi Edvin Mafia ne menyren me te pafytyre deklaroi dje me velinen e tij, Cakajn e tre masterave, çakallin e Baton Stanishiqit sa vijon:

“Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës. E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën” – tha Cakaj.

Ministri tha gjithashtu se edhe “kushtet” e Bundestagut nuk kanë qenë “kushte” për hapjen e negociatave.

Miq, nje deklarate e tille eshte kushtrim, eshte apel per çdo shqiptar qe di ne kete vend te ngrihet me te gjithe fuqine e tij per shporrjen, flakjen nje minute e me pare ne koshin e plehrave te historise Edvin Mafine dhe narkoshtetin e tij! Sb’

 

Modifikuar më E mërkurë, 30 October 2019 17:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

Sport

“Gjimshiti ka mundësinë të drejtojë Shqipërinë këtë Europian”, Silvinjo: Kemi kundërshtarë të fortë, por çdo gjë mund të ndodh gjatë 90 minutave

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo po zhvillon një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes së ditës së nesërme kundër Italisë, në “Signal Iduna Park” të Dortmundit. Ai shprehet se...

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

Politikë

Përfaqësuesja e D’Alema në Tiranë drejton kompaninë e ndërtuesit të resortit në Himarë

  Nga Boldnews.al Në fillim të këtij qershori, portal informativ Italian “Open.online” ngriti dyshimet se ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë përfituar nga shefi i qeverisë së...

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

Politikë

Samiti i G7, Ukrainës i jepen 50 miliardë dollarë

    Në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7në Borgo Egnazia kryetarët e shteteve dhe të qeverive të i kanë garantuar Ukrainës ndihma të reja për mbrojtjen ndaj Rusisë...