Kryemadhi: Ekonomia në kolaps, 80 mln dollarë më pak të ardhura, nuk do ketë para për pensionet

E mërkurë, 30 October 2019 22:20

Ekonomia shqiptare është në kolaps dhe mbi 600 mijë pensionistë nuk do të kenë mundësi të marrin pensionet. E ftuar në emisionin “Byro Politike” në “ABC News”, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se borxhi i jashtëm nuk është më 62% por më i madh për shkak të PPP-ve dhe borxheve të tjera të qeverisë.

“Sot ekonomia shqiptare është buzë greminës që do të thotë që mbi 600 000 pensionistë nuk do të kenë mundësi për të marrë paratë e tyre. Borxhi i jashtëm nuk është më 62% për shkak të PPP-ve, por shumë më shumë. Deri në fund të muajit Shtator doganat dhe tatimet shqiptare kanë qenë me -80 milion dollarë dhe deri në fund të vitit do të shkojnë -100 milion. Sot kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht me ligjin e dividendit, të cilin e kaluan në mënyrë korruptive dhe mafioze në Parlament ku një ligj i dividendit që unë të të krijoj mundësinë ty që dividendi që ti nuk e ke paguar ndër vite ku ka qenë me 15% do ta paguash tani me 8% edhe për vitet e kaluara dhe me këtë deal në buxhetin e shtetit ke futur 120 milionë euro, të cilat mund të ishin 200 milion euro. Pra sot buxheti i shtetit është më 200 milion euro mangët dhe është dhe TVSH -25% që do të thotë që ose shqiptarët nuk ushqehen më me 3 vakte në ditë”,- tha Monika Kryemadhi.

Ajo shtoi se “janë dhe mbi 320 milionë euro borxh që qeveria ka krijuar këtë vit vetëm me punët publike plus dhe mbi 600 milion euro nga kontributi i sigurimeve shoqërore, të cilat janë të vjedhura. Si rasti i mamisë tek marteniteti që 10 vitet e fundit nuk u ishin paguar sigurimet dhe kishte 45 vjet në punë. Se me të vërtetë rroga bazë është 270 mijë lekë të vjetra, por tek kjo pagë janë dhe sigurimit që paguan financuesi. Dhe drejtori i thesarit në Ministrinë e Financave nuk mund të pranojë borderon, tabelën e pagave të një institucioni shtetëror pa skemën e kontributeve në krah”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...