'Të rikthejmë shpresën'/ Basha: Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet

E Enjte, 31 October 2019 19:40

Në një bashkëbisedim në selinë e PD-së, lideri i Opozitës Lulzim Basha ka shpalosur programin e partisë që ai drejton sa i përket rinisë.

Përkrah kryetarit të forumit rinor të CDU, Junge Union, Tilman Kuban, Basha paralajmëroi nisjen e një turi kombëtar në të gjithë vendin, kiu në fokus do të jenë pikërisht.

Sipas Bashës, zotimi kryesor i PD është "Ti rikthejmë shpresën Shqipërisë dhe të rinjve".

 

“Ne kemi nisur një betejë, të cilën do ta fitojmë, për rininë dhe për çdo shqiptar. Sot foli Tilman Kuban, një politikan që është anëtar i kristian-demokratëve gjermanë. Qeveria nuk ka lënë askënd më shumë në baltë se rininë. Kjo qeveri dështimin më të madh e ka me rininë, e cila po rritet në një vend pa perspektivë, me rroga minimale dhe kosto maksimale, në një vend me klimë të shkatërruar për bizneset.

Ky ka mbetur një vend, ku rinia mendon si të ikë, por kjo nuk duhet të ndodhë. Nuk duhet të ndodhë, sepse ky vend e ka potencialin për një të ardhme më të mirë. Kjo qeveri ka vendosur interesa të ngushta personale, duke tradhtuar interesin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi treguar se kemi këtë vizion e pasion për gjithë vendin e sidomos për rininë. Ne do të bëjmë realitet çdo zotim dhe zotimi ynë kryesor është të kthejmë shpresën, sidomos të rinisë. Ne do të krijojmë një klimë të mirë për biznesin. Shqipërinë me rininë që rri këtu ne do ta bëjmë realitet, vendin ku gjithë-secili të ndihet në shtëpinë e tij”, tha Basha.

Login to post comments