Reagim popullor për të çmontuar Ramën/ ‘Mungesa e demokracisë ka alarmuar edhe kancelaritë perëndimore’

Saturday, 02 November 2019 18:07

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu në një intervistë dhënë në Gjirokastër, thotë se ‘Aksioni opozitar do të jetë finalizues për rikthimin e demokracisë së munguar në vend dhe njëkohësisht do t’i hapë rrugë shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

Duke u ndalur gjatë tek zhvilllimet politike në vend dhe për strategjinë e opozitës së bashkuar, për të rikthyer besimin e popullit tek shteti i së drejtës, Shehu thotë se ‘Mungesa e demokracisë në Shqipëri, ka alarmuar edhe kancelaritë perëndimore të cilat tashmë e kanë thënë fjalën e tyre përmes raporteve apo dhe kushteve të vendosura për përfitimin e statusit të vendit kandidat për në BE’

Më i ashpër në qëndrim ka qenë Bundestagu Gjerman përmes nëntë kushteve të vendosura mes të cilave është edhe zgjidhja e krizës së thellë politike në vend përmes një procesi të drejtë zgjedhor dhe demokratik. Vetë opozita shqiptare kërkon një proces zgjedhor ku të përfshihen të dyja bashkë edhe zgjidhje politike në nivel qëndror, por edhe lokale pasi nuk mund të quhen legjitime këshillat apo kryetarët e dalë nga farsa zgjedhore e 30 qershorit. Megjithatë sipas zotit Shehu, duhet të ketë një reagim mbarëpopullor për të çmontuar këtë qeveri që nuk është aspak për të përmbushur kërkesat e popullit por vecse të një grupimi të caktuar dhe me orjentim te despotizmit lindor.

Ish deputeti i Gjirokastrës, nuk ka lënë pa prekur edhe eksodin masiv që ka përfshirë Gjirokastrën vitet e fundit si pasojë e humbjes së shpresës për të ardhmen. Papunësia dhe mungesa e shpresës, ka bërë që Qarku i Gjirokastrës, të shkojë drejt zbrazjes epokale dhe padyshim për këtë ka vetëm një përgjegjës, qeveria e Edi Ramës-është shprehur ish deputeti demokrat Tritan Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...