E vërteta/ Takimi Teo Jacobs-Arjan Ndoja për vendimet e kryeprokurores së Durrësit

Diel, 03 November 2019 13:17

Nga Boldnews.al
 
Pak orë pas atentatit, ku mbeti i plagosur Arjan Ndoja, “burime” konfidenciale shpërndanë kryesisht pranë mediave afër qeverisë, informacionin se një ditë para breshërisë së kallashnikovit, vëzhguesi i ONM-së, Teo Jacobs, kishte zhvilluar takim me prokurorin e Durrësit.
 
Këto “burime” flisnin me siguri se “vëzhguesi i tmerrshëm i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit” kishte kërkuar informacion nga prokurori Ndoja për mënyrën se si ka hetuar zyrtarët e Kadastrës së Durrësit, pjesë e të cilës ishte edhe arrestimi i kreut të atij institucioni, Liridon Pula.
 
Ky informacion nuk “ngjit”, të paktën për dy arsye: Së pari, vëzhguesit e ONM-së nuk mund të marrin informacion për raste nën hetim. Së dyti, Arjan Ndoja ende nuk është subjekt i Vetingut, pasi ai ende nuk është shortuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
 
Kryesisht për këto dy arsye, takimi Teo Jacobs- Arjan Ndoja, nuk mund të lidhej drejtëpërdrejtë me aktivitetin e prokurorit.
 
“Boldnews.al” ka arritur të sigurojë qëllimin e vërtetë të këtij takimi. Në qendër të verifikimeve të vëzhguesit të ONM-së është Anita Jella, drejtuese e Prokurorisë së Durrësit, kandidate për SPAK dhe aktualisht në fazën e fundit të procesit të rivlerësimit.
 
Ka një të përbashkët mes qëllimit të vërtetë dhe asaj që “burime” kanë shpërndarë këto ditë në mediat afër qeverisë-biseda Jacobs-Ndoja është përqëndruar tek hetimet për Tokat në Bregdet.
 
Por, fokusi ka qenë pikërisht tek sjellja e drejtueses së prokurorisë së Durrësit me aktet e hetimit të prokurorit Ndoja.
 
Boldnews.al” ka raportuar më parë për një përplasje brenda institucionale mes prokurorit Arjan Ndoja dhe drejtueses së Akuzës së Durrësit, Anita Jella.
 
Prokurori Ndoja, në kuadër të hetimeve për abuzime në Kadastrën e Durrësit, kërkoi nga gjykata në mesin e Shtatorit 2019 nga gjykata caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Liridon Pulën.
 
Në aspektin administrativ, kërkesat e prokurorëve i dërgohen gjykatës me anën e një shkrese përcjellëse nga ana e drejtuesit të Prokurorisë.
 
Në rastin e Liridon Pulës, drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, e vonoi disa ditë dërgimin e kërkesës së Ndojës në gjykatë. Për këtë situatë, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al”, prokurori Ndoja i dërgon një e-mail zyrtar drejtueses së Prokurorisë, ku i kujton ndër të tjera se “vonesat” e pajustifikuara mund të përbënin shkak për nisjen e hetimit penal për “shpërdorim detyre”.
 
Menjëherë pas këtij komunikimi formal, drejtuesja Jella dërgon në gjykatë kërkesën e prokurorit Ndoja për arrestimin e Liridon Pulas.
 
Rasti “Pula” nuk ishte i vetmi që u vonua për dërgim në gjykatë nga ana e drejtuese së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.
 
Pak javë më parë, e njëjta “vonesë” ndodhi edhe me kërkesën e prokurorit Ndoja për arrestimin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t të Durrësit, Flamur Gjuzi. Ky i fundit nuk u arrit të arrestohej nga Policia dhe vijon të jetë në kërkim.
 
Pikërisht, këto raste kanë qenë objekt i bisedës ndërmjet Teo Jacobs dhe Arjan Ndoja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...