Nga Tritan Shehu
Vetem ai mekanizem politik qe imponon Zgjedhje e Lira, con ne kaperximin e krizes,.
Nje pergjigje e shkurter ndaj pyetjes se Gazetes “Koha Jone”:
“Ne lidhje me pyetjen tuaj, se pari desheroj te jap mendimin tim pa komentuar kerkend nga koleget, mendimet e te cileve une i respektoj. Persa i takon gjendjes konkrete e menyres se tejkalimit te kesaj krize te thelle e te zgjatur politike e institucionale, qe po kalon vendi, une gjykoj se ajo mund te tejkalohet vetem me ndryshime te thella, qe kerkojne procese politike adeguate per t’i realizuar ato. Dhe pa asnje dyshim kjo imponon ndryshime ne qeverisje, gje qe mund te realizohet vetem nepermjet nje procesi votimi demokratik. Une nuk shoh mundesi ndryshimesh e tejkalimi te gjendjes te tjera me opsione, qe nuk mund te gjenerojne ndryshimet e medha e te domosdoshme. Gjithashtu dua te shtoj se ne duhet te koncentrojme vemendjen e perpjekjet tona vetem tek opsioni realist e adeguat, qe eshte vota e lire, pa u shperqendruar nga rrugetime te tjera jo produktive, pavaresisht se cfare eforte e energjish kerkon e para. E per te arritur suksesin, per te ndaluar kete rreshqitje te vendit drejt autokracise lindore, pa asnje dyshim duhet nje ndergjegjesim e levizje e gjere popullore, adeguate kjo me gjendjen tone nen grusht shteti ne zgjerim”.