Donika Prela ul dënimin për Suel Çelën, pasi i humbi DVD-të provave

Hënë, 04 November 2019 13:47

Ajo që ishte e pritshme ndodhi. Pas një kalvari të gjatë ‘hetimesh’ Prokuroria arriti që të kërkojë për Suel Çelën dënimin që donte.

Donika Prela ka kërkuar vetëm 7 vite burg për Suel Celën alias Marjus Lulaj. Është rrëzuar akuza më e rëndë, ajo e “vrasjes së punonjësit të policisë, mbetur në tentativë”.  Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka konfirmuar ndryshimin e akuzave gjatë leximit të pretencës.

Por si erdhëm deri në këtë shërbim të plotë që Prela, me bekimin e Arta Markut, po i bën krimit të organizuar?

Duhet të kujtojmë se një ngjarje e rendë ndodhi pak kohë më parë, gjatë procesit të Suel Çelës, pseudobiznesmeni që sulmoi me makinë derën komisariatit të policisë së Elbasanit.

U zhdukën provat filmike, që do ta fundosnin biznesmenin.  Sigurisht që kjo u bë me bekimin e Arta Markut dhe Donika Prelës. 11 DVD nuk u gjetën kurrë.  Prokurori i çështjes, edhe më qesharak, se dy drejtueset, Marku – Prela, deklaroi në proces se “Nuk jam në gjendje të shpjegoj një situatë të tillë”.

Dhe e gjitha kjo në sinkronizim të plotë të Arta Markut dhe Donika Prelës për t’i dhënë mbrojtje pa limit krimit, sigurisht me urdhrin e Kryeministrit Rama.

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 20:24
Login to post comments