Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda dyshojnë se objektiv i atentatit me armë të ndodhur pranë mbikalimit në Shkozet më 1 nëntor ka qenë Arjan Ndoja.
Verifikimet e bëra nga policia mësohet se automjeti luksoz i cili ishte shënjestër e sulmit me breshëri përdorej nga prokurori, ndonëse nuk ishte regjistruar në emër të tij.
Verifikimi ka nxjerrë se siguracioni i automjetit figuronte të ishte paguar nga bashkëshortja e prokurorit Ndoj, cka ka shtuar dyshimin se objektiv i atentatit mund të ketë qenë prokurori. Pa përjashtuar mundësinë se shënjestër mund të ketë qenë Landi Muharremi.
Sa i takon motivit dyshohet se ai ka lidhje me hetimin e çështjes së pronësisë së tokave në Gjirin e Lalzit, troje të cilat dyshohet se i morën jetën disa vite më parë gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi ndërkohë autorët nuk janë zbuluar.
Nga ana tjetër vijon kqyrja e automjetit që dyshohet se u përdor nga autorët brenda të cilit u gjetën dy armë kallashnikov.
Nga kqyrja paraprake e grupit hetimor ka rezultuar përputhshmëri mes armëve të gjetura në mjetin me targa AA 342 LM dhe gëzhojave të gjetura në vendngjarje.
Për të vërtetuar dyshimet e tyre pritet të bëhet një ekspertizë e dytë balikstike. Ekspertiza pritet të hedhë dritë edhe për provat e sekuestruara si maska dhe fijet e flokëve të gjetura në makinë.
Edhe gjatë dy ditëve të fundit policia ka shoqëruar prë të marrë në pyetje një numër të madh personash por pasur asnjë të arrestuar. Nga ana tjetër SHCBA ka nisur verifikimet për zinxhirin komandues në policinë e Durrësit pasi zona ku ndodhi ngjarja në zonën e Shkozetit patrullohet thuajse 24 orë nga forcat e policisë.
Pikëpyetje të shumta janë ngritur nga grupi hetimor pasi nga koha kur ndodhi atentati policia mbërriti 20 minuta më pas, ndërkohë më parë kishin mbërritur miqtë e të plagosurve të cilët janë filmuar duke nxjerrë të plagosurit nga makina.