Pse Rama del kundër interesave amerikane për teknologjinë 5G?

Tuesday, 05 November 2019 08:30

-Nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë, media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i Aleancës dhe me lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së NATO.

-Amerika ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kompania kineze “Huawei Technologies”. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve, si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez.

Kryeministri Edi Rama prezantoi, jo pa mburrje, javën e kaluar futjen e teknologjisë së re 5G për përdorim masiv në gjithë vendin në fushën e komunikimeve elektronike. Teknologjia më e fundit e internetit 5G parashikon komunikim shumë herë më të shpejt nga ky aktuali në aparatet e celularëve, por edhe në çdo fushë ku përdoret interneti. Për pasojë, gjithë kompanitë celulare dhe jo vetëm ato, janë në garë për ta përdorur të parët. Në Tiranë ka nisur eksperimentimi nga një kompani celulare, e cila është pajisur me një licencë të përkohshme për këtë shërbim. Por megjithë dobitë që sjellë për komunikimin, teknologjia 5G është aktualisht sherri kryesor mes dy superfuqive SHBA dhe Kinës. Rrjeti 5G ofrohet nga kompania kineze “Huaëei Technologies”. SHBA prej disa kohësh ka kërkuar nga gjithë kompanitë e saj të mos marrin shërbime nga kjo firmë. Veç luftës tregtare mes dy vendeve, bllokada ndaj produkteve kineze në fushën e teknologjisë ka një arsye më konkrete dhe lidhet me sigurinë kombëtare dhe të dhënat personale të qytetarëve. Dhënia e shërbimeve si komunikimet elektronike kompanive kineze, për SHBA do të thotë dhënie e Sigurisë Kombëtare dhe gjithë informacionit në dorë të spiunazhit kinez.

Në këtë përplasje superfuqish ka hyrë dhe qeveria “Rama” me eksperimentet e para për shërbimin 5G. Edhe pse pesha e Shqipërisë është e papërfillshme nga pikëpamja ekonomike dhënia e shërbimeve elektronike kompanive që në SHBA janë në listën e zezë ka krijuar shqetësime serioze të aleati ynë strategjik. Vetëm dy ditë pasi Edi Rama tregonte në Facebook ristë e teknologjisë 5G, duke ngarë një makinë pa shofer, Ambasada e SHBA në Tiranë publikoi një artikull të gjatë ku shpjegonte pikërisht rrezikun që vjen nga përdorimi i kësaj teknologjie. ““Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?”, – thuhet në shënimin e ambasadës. Pra, problem në vetvete nuk është teknologjia, por burimi (kompania) nga ku ajo merret. Mesa duket qeveria shqiptare është drejtë nënshkrimit të një kontrate me kompanitë kineze dhe kjo duket se ka krijuar pakënaqësinë e SHBA. Reagimi në Facebook i ambasadës ndalet pikërisht në çështjen e sigurisë dhe sinjali është i qartë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Problemi për këtë lloj teknologjie edhe pse duket si një ndërhyrje në të drejtën e biznesit është shumë i prekshëm për rastin e Shqipërisë. Nëse qeveria “Rama” vendos të përdorë internetin nga kompanitë kineze, kjo do të thotë se gjithë komunikimi elektronik, celularë, media, komunikimi i qeverisë, ushtrisë, SHIK dhe mijëra shërbime të tjera do të jenë në dorë të kompanive me qendër në Pekin apo Shangai. Por ajo që harrohet shpesh është se Shqipëria është vend i NATO dhe lejimin e kompanive të tilla në Tiranë, Shqipëria vë në pikëpyetje gjithë sistemin e sigurisë së aleancës. Kjo është dhe arsyeja kryesore se përse Ambasada e SHBA vë theksin pikërisht në çështjen e kompanive që do të ofrojnë këtë shërbim dhe të dhënat e qytetarëve. Sigurisht që kryeministri Edi Rama nuk e ka zbuluar sot këtë problem.

Përplasja SHBA-Kinë ka dominuar këtë vit gjithë debatet në forumet e ekonomisë dhe sigurisë. Çështja shtrohet se përse pas gjithë këtyre përplasjeve, Edi Rama e ka marrë sërish në konsideratë që të bëjë këtë lloj biznesi të rrezikshëm. Muajt e fundit, sekretari i SHBA Mike Pompeo ka zhvilluar takime në Rumani, Itali, Maqedoni e Veriut etj. Në gjithë qëndrimet publike, ka pasur një kërkesë publike të tij, ku paralajmëronte kushtëzimin e marrëdhënieve të SHBA me këto vende, në rast se ato do të pranonin rrjetin 5G nga Kina. Rumania i ka anuluar kontratat, Italia ende nuk ka firmosur marrëveshjet, ndërkohë qeveria “Rama” ka shkuar edhe më tej duke nisur eksperimentet e para. Është një zhvillim që ngre pikëpyetje mbi qëllimet e qeverisë, por dhe mbi besueshmërinë ndaj aleatëve tanë strategjik.

Mili Xhani/ Kohajonë

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...