Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja”.
Kështu shkruan në një postim në rrjet, ish-deputeti demokrat Flamur Noka, sipas të cilit edhe kur krimi përplaset brenda vetes, edhe kur goditet një bandë e “Rilindjes”, rrugët të çojnë te banda tjetër e saj.
Postimi nga Flamur Noka
Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë – thoshte Shvejku. Të gjitha rrugët e krimit të çojnë te “Rilindja “.
Edhe kur krimi perplaset brenda vetes, edhe kur goditet një bandë e “Rilindjes”, rrugët të çojnë te banda tjetër e saj.
Edhe kur goditet një zyrtar i inkriminuar rilindas, prapë rruget e krimit të çojnë te “Rilindja”.
Pasi grabitën e hëngrën çdo qindarkë e çdo pronë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, me sa duket janë turrur të hanë njëri-tjetrin tani.
E keqja duhet shkulur me rrënjë