Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kushëririt të deputetit socialist Rrahman Rrahja, Redjan Rrahja, i cili dyshohet si një nga autorët e atentatit në mbikalimin në Shkozet, ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe prokurori Arian Ndoja.
Në një takim me të rinjtë në Korçë, Basha tha ai është pjesë e pushtetit të bandave të pushtetit, ndërsa shtoi e gjitha është “lufte bandash në pushtet”.
“Është zbuluar asnjë nga autorët që besohet se ka qenë pjesë e atentatit mafioz dhe nuk është i panjohur, është pjesë e pushtetit e bandave të pushtetit. E gjitha është luftë bandash, banda në pushtet luftojnë njëra-tjetrën për të grabitur sa më shumë. Një lajmi rëndë që nuk i bën aspak mirë gjendjes së përgjithshme që është një gjendje e depresuar, depresioni psikologjik, social e mbi të gjitha ekonomik”, tha Basha.