Akuzat për vilën, Basha: Gënjeshtra të Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet

Tuesday, 05 November 2019 20:38

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur nga Korça për akuzat ndaj tij dhe lajmet për një vilë të dhuruar. Basha deklaroi se nuk ka gënjeshtër që mund ta heqë nga detyra duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se gënjeshtrat kundër tij dhe familjes së tij, janë një përpjekje cinike e Ramës për të hequr vëmendjen nga dështimet dhe skandalet dhe se nuk bëhet pjesë e kësaj loje.

“Nuk ka gënjeshtër që mund të më heqë nga detyra ime. Gënjeshtrat kundër meje dhe familjes time janë një përpjekje cinike e Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve dhe e skandaleve të tij. Prandaj, nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Por siç e shikoni, jam në një tur takimesh me rininë, me qytetarët për të diskutuar të vërtetën e hidhur jo gënjeshtrat e qeverisë dhe mbi të gjitha për të diskutuar rrugët e daljes, zgjidhjes nga kjo krizë”, deklaroi Basha.

Modifikuar më Tuesday, 05 November 2019 20:39
Login to post comments