Si u transformuan Rrajat pas daljes së një deputeti, Redjan stomatologu befas u kthye në 'Dara'

E mërkurë, 06 November 2019 08:27

Gjatë emisionit “Opinion”, gazetari Poli Hoxha tregoi se Redjan Rraja deri në 2005 ka punuar për një rrogë të thjesht për një laborant turk në Fushë-Krujë. Transformimi i tij, por edhe i fisit Rraja, sipas gazetarit ka ndodhur në vitin 2005, atëherë kur u zgjodh deputet Rrahman Rraja.

Hoxha shprehet se Redjani ishte martuar shpejt dhe deri në 2005 ka punuar si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë.

“Fakt është që çunat e asaj zone atje marrin përsipër ngjarje në gjithë Shqipërinë. Atje është kthyer në një offshore dhe janë gati të paprekshëm nga asgjë, edhe nga kontrollet. Unë sot kam biseduar me një mikun e Redjanit. Redjani ka qenë një djalë që deri në vitin 2005 kur i flisje ulte kokën.

Ka vazhduar në një universitet privat për stomatologji. Është martuar shpejt. Dhe nusen e ka stomatologe. Ka punuar deri në vitin 2005 si ndihmës për 200-250 mijë lekë të vjetra për një laborant turk në Fushë-Krujë. Redi i thërrasin shkurt.

Nga Redi kaloi në “Dara”. Në 2005-ën çfarë ndodhi? Në fisin Rraja ndodhi një transformim. Kur u bë deputet Rrahaman Rraja ata u transformuan dhe siç e thotë Emiljano Nuhu ata janë ligji aty, ata në fakt nga 2005-a kanë qenë ligji.

Ky djalë i mirë që 21 vjeç dhe atë periudhë e kishte ndarë mendjen të shkonte në Kanada papritur u transformua. Ai ka ambiente biznesi në Tiranë me shifra shumë të mëdha. Nikla është ndërlidhëse me Durrësin për drogën e Veriut për portin e Durrësit dhe andej”, tha Poli Hoxha.

***

Redjan Rraja i arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja del sot në orën 14:00 para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku do të njihet me masën e sigurisë.

Rraja akuzohet për ‘vrasjen e funksionarëve publik’, ‘armëmbajtje pa leje' si dhe vrasje e mbetur në tentativë’.

Modifikuar më E mërkurë, 06 November 2019 08:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...