Shkarkohet nga detyra prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri

E mërkurë, 06 November 2019 09:29

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kullurin. Prokurori i Krimeve të Rënda u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me dyshimet për një kontakt më një person të dënuar në shtetit grek për kultivim të lëndëve narkotike si dhe të gjykuar në Shqipëri për një tentativë vrasjeje

Gazetarja e “BalkanWeb”, Klodjana Lala, raporton se vendimi për shkarkimin e Prokurorit të Krimeve të Rënda  është dhënë mëngjesin e kësaj të mërkure nga KPA , ndërsa trupa gjykuese  përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Prokurorit në fjalë teksa u përball me KPK, iu vu në dukje se kishte dyshime të arsyeshme për një deklarim fiktiv të bërë  nga ana e tij për një dyqan në Orikum për të përfituar më pas një vlerë më të lartë dëmshpërblimi prej shpronësimit.

Login to post comments