Pas shpërthimit në Fier, policia arreston pronarin e biznesit

E mërkurë, 06 November 2019 09:58

Një ditë pasi shpërtheu një pikë gazi në Fier, policia ka vënë në pranga pronarin e kompanisë, për shkak të sigurisë së dobët në punë. Sokol Meçe, 62-vjeç, akuzohet për “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin:

•S.M., 62 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarrë dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.

Login to post comments