Salianji: “Kulluri, rasti si Rama keqpërdor prokurorët e i flak nga sistemi”

E mërkurë, 06 November 2019 10:40

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me shkarkimin e prokurorit të krimeve të rënda, Përparim Kulluri.

“Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting.” shkruan Salianji ndërsa shton se kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!

Postimi i plotë:
Përparim Kulluri ështē rasti i radhës që tregon sesi pushteti i Edi Ramës i keqpërdor prokurorët kundër opozitës dhe pastaj i flak jashtë sistemit me veting. Njësoj si kolegu i tij, Gent Osmani, edhe Përparim Kulluri u keqpërdor nga Rama dhe Xhafaj për të shpëtuar Agron Xhafaj nga akuza e teafikut të drogës dhe për të ngritur akuzë kundër denoncuesve, opozitës, medias dhe bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe medias për të denoncuar trafikun e drogës nga vellai i ministrit të Brendshëm. Kushdo që bën pazar me pushtetin kundër ligjit, do te mbajë përgjegjësi!
Ne nuk harrojmë!

Login to post comments