Reagon sërish ambasada amerikane: 5G po vjen, kujdes nga vende si Kina

E mërkurë, 06 November 2019 11:03

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi sërish për diskutimin e ndezur në lidhje me teknologjinë 5G.

Para pak ditësh, ambasada postoi online një shkrim ku bëhej thirrje për të pasur kujdes nga Kina dhe kompania Huaëei kur bie fjala për teknologjinë 5G.

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Ata kanë postuar edhe pjesë nga fjala e të Ngarkuarës me Punë, Leyla Moses-One në një konferencë në Tiranë.

“Dhe, përsa i përket vendndodhjes gjeostrategjike, ju e dini se revolucioni 5G po vjen: ndërlidhja e rrjeteve 4G të Shqipërisë së shpejti do të përmirësohet; ndërlidhja e vendit të saj gjeostrategjik në hartë është e rëndësishme sepse ka vende si Kina që do të dëshironin të kapnin mënyrën e jetesës dixhitale të Ballkanit Perëndimor për të thithur informacione prej tyre dhe asfiksuar rrjetet e aleatëve të Sh.B.A-së. Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrotje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje,” tha diplomatja amerikane.

Login to post comments