Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, është ndalur sot në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij para të rinjëve, Basha u ndal tek raporti i Bankës Botërore, teksa theksoi se sot situata me korrupsionin në vend është më keq se 6 vite më parë. Më tej ai tha se plaga më e madhe, është plaga e emigracionit të rinisë. “Po ikin nxënësit dhe po boshatisen shkollat. Mësova se në Vukatanë brenda një nate kishin ikur 30 të rinj”, tha Basha.
Ndërkohë një prej të rinjve pjesëmarrës në takim i tha Bashës së në zonën e tij kishin mbetur aq pak të rinj sa s’po bëhen dot as për të luajtur futboll në calceto.
“Koha të bëhemi bashkë për ti dhënë zgjidhje probleme dhe pastaj të vëmë në jetë këto zgjidhje. Të kthejmë votën e lirë. Të kthejmë shpresën. Kemi gjithçka që duhet, duhet vetëm një qeveri që punon për mirëqenie. Shqipëri i ka mundësitë ti japë fund krizës, për këtë duhet ta çojmë këtë rrugë deri në fund”, është shprehur Basha.