Deputeti Lefter Maliqi ka paralajmëruar bërjen publike të një tjetër skandali si rastet “Kajmaku” apo “Pjetri”, ku zbulohen lidhjet e një kryebashkiaku rilidas me krimin. Maliqi, në një deklaratë nga selia e Kuvendit, tha se “një tjetër që thith mall, kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të Jugut, thith drogë, heroinë dhe pritet që të dalë së shpejti”.
Deputeti akuzoi Ramën si të lidhur me krimin.
“Më vjen keq që deputetët e artisë Socialiste, ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë, i është bërë vesi si vesi i drogës dhe nuk rri dot pa i takuar këta kriminelë, e mbushi Parlamentin me kriminelë, ke kryebashkiakë kriminelë, dy ikën, i treti është i Vaut të Dejës, i katërti, një pjesë e mediave e dinë por do dali shpejtë dhe nëse nuk del ka ndërhyrje në media, është një tjetër që thith mall kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut thith drogë heroinë dhe pritet që të dalë së shpejti dhe do dali shumë shpejt, nëse nuk del atëherë këtu ka manipulim. Unë e di dhe e kam burim tepër të sigurt. Pra çfarë ndodh me këtë kryeministër? O ky është i sëmurë dhe e gënjen e varfëroi këtë vend ose diçka ka”, tha Maliqi.
Deputeti bëri edhe një skaner të qeverisë Rama.
Deklarata e Maliqit
“Ky shtet ka kohë që nuk funksionon. Pavarësisht show-t të fundit me ERTV-në e famshme dhe me ministrinë e Jashtme, një avion ku tregon që ka vajtur në operacion shpëtimi për djalin Alvin Berisha. Ky është një show për të mbuluar gjurmët e krimit të organizuar në Shqipëri, që po drejton trurin, që po drejton shtetin, ndërkohë që vetë populli i Kosovës pa bujë pa gjë 110 veta mori nga shteti Sirian.
Të dashur shqiptarë! Duhet të jemi transparentë, kemi përpara një kryeministër, i cili ka kohë që ka mashtruar gjithë shqiptarët. Premtoi 300 mijë vende pune, kemi 1 milionë shqiptarë jashtë vendit. Premtoi hapjen e negociatave, u mbyllen negociatat vetëm për faj të tij të drejtpërdrejtë, për faj të krimit të organizuar, për faj të kapjes së shtetit, për faj të mungesës së gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, për shkak të trafiqeve, zgjedhjeve moniste, korrupsionit galopant e të gjithave me radhë. Vendi është në alarm, kemi një kryeministër i cili drejton gishtin mbi median duke i quajtur kazan, drejton gishtin mbi prokurorët duke i quajtur kriminel, drejton gishtin mbi oficerët e policisë që akuzojnë krimin në Shqipëri dhe trafiqet, vrasjet e organizuara dhe i quan horra dhe kriminelë. Po ju tregoj vetëm shgembujt e fundit, pra kemi rastin e Zaganit i cili denoncoi krimin e organizuar mbi lidhjet e Habilajve me krimin dhe drogën të drejtuesve të policisë, të lidhur me shtetin dhe politikën dhe ish-ministrin e vendit dhe kryeministri pa pikë turpi e akuzon atë si kriminel si horr ndërkohë që ka marrë azilin politik në vendet e Europës. Rasti i dytë, Emiljano Nuhu, i cili përgatiti te gjitha procedurat për arrestimin e nipit të deputetit Rraja, i cili sot do ishte në burg por kryeministri i doli në mbrojtje nipit të deputetit dhe e quajti ish-drejtuesin si kriminel si horr, dhe pikërisht e vërteta e këtij oficeri doli, i nipi i deputeti bëri aktin vrastar plagosi tre veta dhe mund të ishin vrarë të tre vetat. Dhe të dy këta drejues policie sot janë në azil politik dhe lind pyetja kush ka të drejtë: ky kryeministër apo vendet e Europës që pranuan azilin politik dhe akuzat e këtyre ish-drejtuesve të policisë. Po çfarë ndodh? I drejtohet prokurorit Ndoja, e quan bandit, kriminel, më pas çon zv/kryeministrin (rast skandal që s’ka ndodhur në asnjë vend të Europës) e çon për shantazh pasi prokurori mbron të drejtën e tij për arrestimin e ish-drejtorit të Kadastrës dhe përsëri ndodh atentati. Atëhere lind pyetja, kush i urdhëroi, kush i dha forcë nipit të deputetit?
Pra, të nderuar shqiptarë, kemi pasiguri totale, kemi vrasje, kemi vrasës me pagesë të organizuar, grupe të organizuara. Shkoni në një qytet të Shqipërisë dhe më thoni që nuk ka grupe të organizuara që komandojnë shtetin, i bëjnë këta tenderat apo jo, takohen këta me deputetë të partisë socialiste ministra apo jo, i vendosin këta kryebashkiakët apo jo, i vendosin këta kandidatët për deputetë apo jo? Ka marrë fund ky vend, bujqësia ka marrë fund, dogana ka marre fund, po gjobiten nga shtatë fish nëper dogana po marrin rryshfet dyfish, Banka Botërore ka ngritur alarmin për dyfishimin e korrupsionit dhe rryshfeteve në administratë
Më vjen keq që deputetët e artisë Socialiste, ky kryeministër i sëmurë nuk heq dorë për tu takuar me kriminelë, i është bërë vesi si vesi i drogës dhe nuk rri dot pa i takuar këta kriminelë, e mbushi Parlamentin me kriminelë, ke kryebashkiakë kriminelë, dy ikën, i treti është i Vaut të Dejës, i katërti, një pjesë e mediave e dinë por do dali shpejtë dhe nëse nuk del ka ndërhyrje në media, është një tjetër që thith mall kryetar bashkie në Shqipërinë e mesme dhe të jugut thith drogë heroinë dhe pritet që të dalë së shpejti dhe do dali shumë shpejt, nëse nuk del atëherë këtu ka manipulim. Unë e di dhe e kam burim tepër të sigurt.
Pra çfarë ndodh me këtë kryeministër? O ky është i sëmurë dhe e gënjen e varfëroi këtë vend ose diçka ka”, deklaroi Maliqi.