Kjo ishte loja/ Erion Veliaj mashtroi, Tirana nuk do ketë 24 orë ujë as për 10 vite; BERZH-BB-KFV, nuk e miratuan kredinë

Premte, 08 November 2019 19:51

Raportet e Auditit, ishin hartuar me të dhëna false/ Shkak i refuzimit, është fakti se kryebashkiaku, nuk ka lejuar auditimin e plotë, të dosjeve financiare të Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë (UKT), nga Kompania e Auditit Ndërkombëtar “Grant Thorton”, duke mos i dorëzuar raportet e Auditit të 3 viteve 2015-2017, por vetëm disa dokumente shpenzimesh operative; ndërkohë që procedura dhe kriteret e miratimit të kredive të huaja, kërkojnë kontroll të detajuar analitik

Në muajt nëntor-dhjetor 2017, kur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj; propozoi rritjen e çmimit të ujit dhe e bëri vendim, me forcën e kartonave të pushtetit dhe heshtje totale, të banorëve të kryeqytetit; deklaroi e garantoi publikisht, se çmimi i ujit po rritej me 25 lekë/m3 (60%), mbasi me këtë “sakrificë popullore”, do paguhej një kredi e huaj, si investim 5-vjeçar për 24 orë ujë në Tiranë.

Kanë kaluar 2 vjet nga premtimi i Erjon Veliajt për “Projekti 24 orë” dhe 22 muaj, nga dita kur banorët e Tiranës, filluan pagesën me çmimin e rritur, nga 45 lekë/m3, në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3, në 190 lekë/m3 për bizneset.

Por projekti i famshëm i “xhonglerit” Erion Veliaj, nuk ka nisur akoma e për më tepër, as nuk përmendet më nga kryebashkiaku, si “arritje madhështore e mandatit të parë”.

Heshtje të plotë, ka dhe nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU), institucioni kryeministror, që miratoi rritjen e çmimit në mënyrë të paligjshme; duke publikuar në media e duke futur në dosjen e aplikimit ndërkombëtar, video-konsulenca publike false, të përgatitura me zyrtarë të qeverisë e Bashkisë-Tiranë.

Sot pas 20 muajsh, kur investimi për projektin “Tirana-24 orë ujë”, duhej të ishte në 30% të punimeve të kryera; jo vetëm nuk është hedhur asnjë “kazëm” në rrjet, por burime nga Ujësjellës-Kanalizime (UKT), Drejtoria e Infrastrukturës e Bashkisë dhe KRRT e Republikës, kanë informuar e konfirmuar për “Pamfleti”; se deri sot nuk është hartuar asnjë projekt për 24 orë në Tiranë.

Skandal është fakti, se kryebashkiaku Veliaj, për të vjedhur qytetarët me 60% rritje çmimi të ujit; ka mashtruar, duke përdorur skenarin e një kredie të huaj fantazmë; që gjoja i ishte miratuar e do niste në muajin janar 2018.

Por tre institucionet financiare ndërkombëtare, BERZH, BB e KFV, emrat e të cilëve, Erion Veliaj i përdori publikisht, si kushtëzuese të rritjes së çmimit e kredituese të projektit për 24 ujë; nuk e kanë miratuar këtë skenar mashtrimi, qysh në nisje.

Tirana, nuk do të ketë ujë 24 orë as për 10 vitet në vazhdim; mbasi tre bankat BERZH, BB e KFV, nuk ia kanë miratuar kredinë UKT-së e Bashkisë Tiranë; për shkak të mungesës së transparencës në bilancet e Ujësjellësit dhe; mungesës së garancisë financiare nga bashkia.

Referencë refuzimi, ka qenë fakti, se Bashkia e Tiranës është zhytur në korrupsion dhe borxh, vlera e të cilit, është 29% e borxhit total, që kanë të 60 bashkitë e tjera të Shqipërisë.

Por së pari, sepse UKT në bashkëveprim me kryebashkiakun Erjon Veliaj; kanë falsfikuar bilancet kontabël, të 3 viteve para-kreditore 2015-2017 dhe nuk kanë pranuar, Auditim nga Kompania Ndërkombëtare “Grant Thorton”.

JA MASHTRIMI I KRYEBASHKIAKUT ERION VELIAJ/ – “Për të gjithë ata që janë skeptikë se nëse shtesa vetëm 20 lekë ia vlen, unë u them se ia vlen. Shembulli i Korçës, i cili është sot qyteti i vetëm që ka ujë 24 orë në Shqipëri është një shembull që na jep garanci se në Tiranë, me mundësimin e kredive nga BERZH-i, Banka Botërore, KFV dhe të gjitha bankat e zhvillimit, për të transformuar rrjetin e ujësjellësit që nuk është prekur prej 20 e ca vitesh, besoj se brenda 5 vitesh do të kemi 24 orë ujë në Tiranë


JA MENDIMI I BERZH, BB, KFV/ – Bashkia e Tiranës e bashkë me të UK-Tiranë, nuk ka mundësi teknologjike, praktike e faktike aktuale, për të realizuar investimin, për furnizimin me ujë 24 orë të Tiranës. Nuk përmbush, kushtet e Strategjisë së Financimit të Sektorit të Ujit, sipas platformës së kushtëzuar e garantore “Tarifa, Transferta Donatore, Taksa-Buxhet nga Qeveria Qendrore).

Sot pas afro dy vitesh nga ai skenar premtim-mashtrimi, nuk është e “shpifje”, të thuhet se “kjo ishte loja e kryebashkiakut Veliaj, për të maskuar e realizuar rritjen e çmimit të ujit në Tiranë./Pamfleti

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...