"Reforma e PS për zgjedhje me adminstratën publike, njesoj si t'i varësh ujkut, mëlçitë"

Saturday, 09 November 2019 10:40

Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho ka deklaruar se propozimi i PS për t'i administruar zgjedhjet, administrata, nënkupton që t'i varen ujkut mëlçitë në qafë. I pyetur në një intervistë në "Koha jonë" se sii e lexoni propozimin e PS, që administrimin e zgjedhjeve ta bëjnë punonjësit e administratës publike?", Spaho tha: 

Propozimi i PS-së është që t'i varen ujkut mëlcitë në qafë. Sesi vepron PS-ja me administratën publike e gjeni në raportin e fundit të OSBE/ODIHR, si dhe në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild. Ne nuk do të pranojmë kurrë reformë sa për ti hedhur hi syve dhe për të mbajtur Rama kontrollin mbi zgjedhjet. Kemi dhënë propozimet tona për këto çështje dhe presim qëndrim realist dhe konstruktiv nga maxhoranca nëse vërtet ata janë të interesuar që vendit ti jepet një Reformë Zgjedhore afatgjatë.

Login to post comments