Takimi i Ohrit/ Reagon Berisha: Serbomadhi Vuçiç po krijon Jugosllavinë e Re me ndihmën e Ramës

Saturday, 09 November 2019 21:45

Takimi i sotëm në Ohër, mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe presidentit serb Alekandar Vuçiç, në kuadër të të ashtuquajturit “Shengeni Ballkanik”, për ish kryeministrin Sali Berisha është sukses i kreut të shtetit në Beograd për krijimin e Jugosllavisë së Re.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shton se, në ndihmë të Vuçiç është vënë vetë Edi Rama.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe politikën dhe qëndrimin antikombëtar të Zografit bis shndërruar tashmë në vegël të hapur të serbomadhit Vuçiç si dhe takimet përçarëse trilaterale në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re”, shprehet ish kryeministri Berisha.

 

Reagimi i plotë i Berishës:

Takimi i Ohrit, sukses i serbomadhit Vuçiçit në krijimin e Jugosllavisë së Re me ndihmën e Zografit Bis!

Miq, me paktin e Nishit, ne nje akt perçares antikombetar Zografi Bis perseriti pike per pike paktin Tito - Enver te bashkimit doganor ne kuadrin e shnderrimit te Shqiperise ne republike te 7-te te Jugosllavise. Burime shume te sigurta dipllomatike kane informuar se serbomadhi Vuçiç ne Nish kishte rene dakord me Zografin Bis per perjashtimin e Kosoves nga Pakti i Nishit dhe lobimin nga Beogradi prane Elize-se per çbllokimin nga Franca te hapjes se negociatave per Shqiperine. Mirepo ajo qe mbetet e qarte si kristali eshte se edhe takimin e Ohrit, Vuçiç e perdori per te paraqitur veten si udheheqes i rajonit dhe Zografin Bis dhe Zaevin si vasal te tij, te cilet de fakto por edhe de juro mbeshtesin krijimin e Jugosllavise se Re.

Denoj me ashpersine me te madhe politiken dhe qendrimin antikombetar te Zografit bis shnderruar tashme ne vegel te hapur te serbomadhit Vuçiç si dhe takimet perçarese trilaterale ne funksion te krijimit te Jugosllavise se Re.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...