Busullën nuk ta mori Evropa por krimi, droga dhe korrupsioni o krenari me i poshtëruar i planetit!

Diel, 10 November 2019 14:52

Nga Sali berisha

Busullen nuk ta mori Europa por krimi, droga dhe korrupsioni o krenari me i poshteruar i planetit!

O Kob i zi i kombit shqiptar!

Miq, Edvin Mafia, njëlloj si skizoidi që nuk mban asnjë pergjegjësi, akuzoi Europën se i kishte marrë busullën tek lundronte në det paçka se nuk plotësoi asnjë nga 7 kushtet e vendosura në takimin e Luksemburgut në Këshillin e Ministrave të dt 26 qershor 2018, gjë që detyroi mbi gjysmën e vendeve të BE të refuzojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Me këtë rast le ti themi këtij kobi të zi të kombit shqiptar që u rrënoi shqiptarëve projektin e integrimit në BE se busullën nuk ta mori Franca, atë nuk ta morën shumica apo gjysma e vendeve anëtare të BE që votuan kundër Qeverise dhe narkoshtetit tënd. Jo dhe jo! Franca dhe mbi gjysma e vendeve të BE qe nxorën kartonin e kuq për ty, qeverinë dhe shtetin tënd të mafies së drogës në këto dekada, direkt apo nëpërmjet institucioneve ndërkombetare ndihmuan me qindra milion euro Shqipërinë. Ato të gjitha votuan për pranimin e saj si anëtare të NATO-s, heqjen e vizave, të pranuan kerkesën për anëtarësim në BE dhe të dhanë statusin e vendit kandidat që ti e bllokove dy vite më radhë.

Por Busullën e Integrimit e hodhe vetë në det o monstër, për të fshehur drogën, krimin, kriminelët, vjedhjet plaçkë dhe trofet e trafiqeve me të cilat ti ke mbushur anijen o krenari më i poshtruar i planetit!

Miq, çdo shqiptar sot më shumë se kurre duhet çdo mengjes të pyes veten se çfarë mund të bëjë më shumë për të qëruar këtë kob të zi të kombit shqiptar nga pushteti dhe rikthyer vendin në drejtimin e integrimit Europian. Sb’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...