Samiti i Ohrit/ Basha: Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar

Diel, 10 November 2019 16:38

Lideri i opozitës Lulzim Basha, përmes një reagimi në Twitter, komenton Samitin e Ohrit, në kuadër të projektit "MiniSchengeni Ballkanik", ku veç Aleksander Vuçiç dhe Zoran Zaev, merr pjesë edhe kryeministri ynë Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar

 

"Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

 

Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!", shkruan Basha.

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments