Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me plagosjen e 5 ushtarëve italianë në Irak.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit e konsideron sulmin si një atentat të pabesë, ndërsa uron që të plagosurit të shërohen sa më shpejt.
"Me dhimbje të thellë dhe shumë shqetësim mora lajmin e plagosjes në një atentat të pabesë në Irak, të disa ushtarëve italianë.
Lutjet dhe mendimet e mia shkojnë për ta, me urimin për shërim sa më të shpejtë, si dhe për familjarët e tyre, në këto momente shumë të vështira!", shkruan presidenti Meta në mesazhin e tij.
Sipas mediave italiane, sulmi me eksploziv ndodhi në afërsi të Kirkukit, ku 5 ushtarë italianë mbetën të plagpsur e tre prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.