‘Po dëmtohen interesat e Kosovës’/ Këshilli i Ambasadorëve reagon pas Samitit të Ohrit

Hënë, 11 November 2019 11:01

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagoi pas Samitit të Ohrit dhe atij të Novi Sadit në kuadër të një marrëveshje rajonale të pagëzuar si Mini-Shengeni. Në deklaratë thuhet se KASH mbështetet çdo nismë rajonale në filozofinë e parakushteve të BE. Por Këshilli vlerëson se përjashtimi i Kosovës dëmton interesat e saj dhe nuk i shërben procesit të pajtimit.

DEKLARATA

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e dy Samiteve në Novi Sad të Serbisë, datë 10 tetor dhe në qytetin e Ohrit në MV, datë 10 nëntor, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë, Kryeministrave të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, si dhe të zyrtarëve të lartë të BiH dhe Malit të Zi, pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës.

KASH mbështet çdo iniciativë rajonale në filozofinë e parakushteve integruese të rajonit në BE dhe qëllimin e mirë për përmirësimin e jetës, sigurisë dhe ekonomisë së Shqiptarve dhe të gjithë rajonit.

Nga ana tjetër, vlerësojmë se nisma të tilla, të një rëndësie të veçantë, me pasoja të ndjeshme në zhvillimet politike dhe ekonomike në rajon, veçanërisht në botën shqiptare, duhet të gëzojnë një konsensus të gjerë politik e social, nëpërmjet një transparence dhe analize të plotë të avantazheve dhe disavantazheve për Shqipërinë, Shqiptarët dhe rajonin.

Analiza duhet të jetë edhe më e kujdesshme, kur propozime të tilla vijnë nga shtete qe janë kundër antarsimit në NATO, nuk zbatojnë plotësisht politikën e BE dhe janë pjesë e unionit Euro-Aziatik.

Vendimmarrja politike për këto iniciativa dhe zbatimi i tyre nuk janë e nuk mund të jenë ekskluzivitet i një qeverie të caktuar.

Projekti strategjik i shqiptarëve për t’u integruar në familjen Euro-Atlantike, si dhe qendrimet e partnerve tanë BE dhe SHBA, duhen kuptuar vetëm në perputhje me një qasje gjithëpërfshirëse dhe në respekt të plotë të integritetit dhe sovranitetit të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Kosovës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron çdo marrëveshje që nuk përfshin Republikën e Kosovës si shtet i pavarur jo në perputhje me interesat kombëtare dhe politikën tonë të jashtme.

Zbatimi në praktikë i kësaj marrëveshje nuk do të ishte i mundur në një kohë kur Serbia vazhdon t’a ketë në kushtetutë Kosovën si pjesë të saj.

Në këto kushte, kjo marrëveshje nuk i shërben procesit të pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Ajo mund të dëmtojë interest e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi dhe arritjen e lëvizjes pa viza të qytetarëve të Kosovës në hapësirën e Bashkimit Evropian.

Së fundi, theksojmë se, Integrimet Rajonale janë shumë të rëndësishmë, por ato nuk mund të zëvendësojnë ato Euro-Atlantike. Shqipëria, Shqiptarët dhe Ballkani Perëndimor nuk kanë alternativë tjetë veç anëtarësimit në NATO dhe integrimit në BE.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...