“Një denigrim i gruas”, pas replikave në rrjet, pezullohet shfaqja e Muç Nanos, “Nuk ka k*rva në këtë botë” në Teatrin Migjeni

Tuesday, 12 November 2019 14:24

Analisti i njohur njëherësh gazetari, Mustafan Nano kishte programuar këtë javë që të jepte një shfaqen e tij “One man show”, në Teatrin Migjeni të Shkodër.


Shfaqja e Muç Nanos e cila është dhënë edhe për publikun kryeqytetas titullohet “Nuk ka kurva në këtë botë”.

Korrespondenti i ‘Panorama’ njofton se kjo shfaqe ishte lajmëruar për qytetarët e Shkodrës në faqen zyrtare të Teatrit Migjeni në Facebook.

Por ky njoftim ka ngjallur mjaft reagime të qytetarëve, të cilët e kanë quajtur si ofendues titullin e shfaqjes së gazetarit Nano.

 
 

Mësohet se pas reagimeve, Drejtoresha e Teatrit Migjeni, Rita Gjeka ka vendosur të pezullojë shfaqen e cila ishte e programuar për ditën e sotme.

Replikat në Facebook

Shpëtim Sh. : Me e bojkotu teatrin atë natë. Ky ordiner që ban dallime kahinore nuk ka vend në Shkodër.

Eltjana Sh: Hajde titull, hajde!! Një teatër publik nuk duhet me e leju një shfaqje të tillë. Çfarë do qoftë mesazhi që përcjell.  (P.S ky pseudoaktor duhet me qenë non grata)

Arben R: Ky person dhe gjoja-shfaqjet e tij janë një palaçollëk i turpshëm, një denigrim i gruas duke i përmendur alternativa të turpshme vetëm se është grua. Ky mitoman i pagdhendur nuk plotëson kriteret minimale të formimit për të dalë para publikut me tema të ndjeshme si kjo. STOP këtij sharlatani./panorama

Modifikuar më Tuesday, 12 November 2019 14:25

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...