Presidenti Meta takohet me Kancelaren e Austrisë, Brigitte Bierlein 

Tuesday, 12 November 2019 15:37

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit të Parisit për Paqen, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u takua sot me Kancelaren e Austrisë, znj.Brigitte Bierlein.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me marrëdhëniet tradicionale historike dhe shumë miqësore e të bashkëpunimit prej dekadash mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe theksuan nevojën e forcimit dhe intensifikimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Presidenti Meta e falenderoi Kancelaren Bierlein për mbështetjen e vendosur dhe pa rezerva që Austria vijon t‘i japë procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe së ardhmes europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Përherë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të Austrike mike për pavarësinë e Shqipërisë dhe për mbështetjen e fortë e të vendosur në kuadër të procesit të integrimit në BE. Të përbashkëtat historike, kulturore dhe njerëzore inkurajojnë rritje të mëtejshme të bashkëpunimit midis dy vendeve tona, në dobi të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, - u shpreh Presidenti Meta.

Gjatë bashkëbisedimit, Kreu i Shtetit shprehu kënaqësinë për trendin pozitiv në shkëmbimet ekonomike dhe tregtare dypalëshe, si dhe theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve austriake në Shqipëri.

Presidenti Meta gjithashtu çmoi asistencën austriake në edukimin profesional, duke kërkuar që eksperienca e shkëlqyer e Shkollës së Mesme Profesionale “Peter Mahringer” në Shkodër, të shtrihet edhe më gjerë në vendin tonë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...