Mali i Zi nuk pranon t'i bashkohet mini-Shengenit ballkanik: Ne i kemi hapur kufijtë!

E mërkurë, 13 November 2019 08:26

Ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekuliq, hodhi poshtë idenë për t'iu bashkuar një versioni ballkanik të zonës Shengen, që synon të heqë pengesat për tregtinë e lirë dhe udhëtimet midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës e Bosnjë-Hercegovinës.

Ministrja Sekuliq tha se bashkimi në nismën mini-Shengen për shtetet e Ballkanit e propozuar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia është një humbje energjie, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo ka sqaruar se si Mali i Zi tashmë “i ka hapur kufijtë e tij” dhe se ka hequr barrierat tregtare për fqinjët.

Ka treguar se Mali i Zi është anëtar i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), një iniciativë rajonale për vendet e Ballkanit Perëndimor që garanton qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave.

“I kuptoj nismëtarët. Këto janë vende që, për shkak të barrierave të ndryshme tregtare që i kanë vendosur njëri-tjetrit, mund të ketë nevojë për një iniciativë të re për të premtuar përsëri se ata do të bëjnë atë që ne e kemi bërë prej kohësh”, ka deklaruar Sekuliq.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...