Gobsekë të pangopur dhe të pacipë! Narkoministrat lënë nam kudo që shkelin! Turp

E mërkurë, 13 November 2019 15:32

Nga Sali Berisha

Lexoni reagimin e gazetarit te medias italiane le Iene qe kaloi dite te tera ne kampin ku mbahej Alvini dhe informoi me vertetesi per gjendjen e femijes dhe braktisjen e tij nga shteti shqiptar.

Gazetari i jep pergjigjen me te merituar perpjekjeve te gjeneral Hashashit per te mashtruar dhe manipuluar per perfitime politike me dramen Alvinit, te cilin e shpetuan nga kampi i kalvarit te eger para se gjithash emisioni le Iene gazetaret e tij dhe auroriteteve iraliane!

Ju ftoj te lexoni postimin e tij. sb

U dendën me të ngrëna në Beirut’/ Gazetari i Le Iene shpartallon Lleshin

Ndërsa Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi po fliste në emisionin ‘Opinion’, ka ardhur edhe një reagim nga gazetari i Le Iene, Taulant Kopliku.

Ky i fundit ka ironizuar rëndë ministrin, pasi ky i fundit u shfaq si heroi që shpëtoi Alvinin.

Blendi Fevziu i lexoi statusin e gazetarit ministrit, i cili më pas replikoi me gazetarin.

Statusi i gazetarit Taulant Koplikut:

Nese dona me u solidarizu, per patriotizem po themi bravo Sander si shqiptar qe je. Po themi ishe aktori kryesor i gjithe çfare ndodhi ato dite ne kufirin mes Libanit dhe Sirise. Po themi gjithçka qe ti don qe ne me thane. Kjo per hir te flamurit qe vartesit e tu ishin kujdesur ta merrnin per t’ia hedhur kraheve Alvinit.

Ashtu po e leme, siç po deklaron ti pa tu dridhur qerpiku.

Vetem dy gjera te vogla do te thoja.

Se pari, mos harro se nuk mbeti Alvini qe ti jepni ju dashurine per flamurin, duke e mbeshtjelle sa per shoë e shkrepur foto nje pas nje. Ka nje babe, nje gjysh e do axha qe do dine ta brumosin me vlerat e nje shqiptari te mire, pa patur nevoje per keta telenovela libaneze.

Se dyti, diçka qe ta kesh per vete. Mos ia thuaj njeriu se ‘asht marre’.

Jane gajasur italianet me ato kingat e palestruar e me syze te erreta qe mberriten te ambasada duke u perplasur duarsh dhe perqafuar njelloj si skuadra e kapitenit Ultimo kur kapi Toto Riinen.

Kishin ngelur te habitur te gjithe se ça dreqin hidhen perpjete keta tipat me foto muskujsh e grushtesh drejtuar aparateve. Njefare Apollo Creed kartolinash, qe pasi u denden me te ngrena e te pira hoteleve te luksit ne Bejrut, iu dedikuan festes se ‘fitores’ se madhe te arritur me shume mundim nga telefoni i gjeneral Lleshit te lavdishem. Faleminderit gjeneral qe na solle Alvinin ne shtepi. Italianet na genjyen si gjithmone.

Reagimi i Ministrit:

Sandër Lleshi: Çfarë ti them unë këtij tani. Flamurin nuk e kishim marrë ne me vete, e kemi gjetur atje. Dakord le të thotë. E vlerësoj punën që ka bërë ekipi i televizionit italian. Operacionin e shpjegova, Kryqi i Kuq, Gjysmë hëna e kuqe, përfaqësuesit shqiptar dhe italianë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Sport

Furia Kuq e Zi në rrugët e Düsseldorf në prag të ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Sonte në mbrëmje do të luhet akti i fundit i ndeshjeve në grupe mes kombëtares sonë dhe asaj iberike. Ndeshja Shqipëri-Spanjë e cila do të luhet në stadiumin e Dyseldorfit do...

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

Sport

Të gjithë sytë nga Dusseldorfi, Shqipëria ëndërron kualifikimin përballë Spanjës

  Mbrëmja e Dyseldorfit është një takim me historinë për Shqipërinë, që sot mund të kalojë kufijtë e vetvetes me një kualifikim të mundshëm për në fazën me eliminim direkt të...

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

Sport

Duhet fitore, por mund të mjaftojë edhe barazimi me Spanjën. Mësoni të gjithë skenarët dhe kombinimet e rezultateve për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë

      Shqipëria luan këtë të hënën ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë përballen në Euro 2024 në sfidën e tretë në grup me Spanjën e kualifikuar, duke...