Basha takim me biznesin në Sarandë: Emërimet si tender me përcaktim nga Dvorani, do kemi një kukull të regjimit

E Enjte, 14 November 2019 11:55

Kreu demokrat Lulzim Basha në turin e tij “Rrugëtimi për Shqipërinë”, sot është ndalur në qytetin bregdetar të Sarandës, ku po zhvillon një bashkëbisedim me operatorët turistikë.

Ndër të tjera, Basha ka folur dhe për situatën aktuale në lidhje me përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, duke e quajtur vendimin e KED-së si tender me përcaktim nga Ardian Dvorani.

Sipas Bashësh, alternativat e Ramës për Kushtetuesen janë ose ta bllokojë ose ta kapë.

“Vetëm një qeveri ka si kjo ka arritur rekord si vendi i tretë më i korruptuar në botë, kjo është medalja dhe fytyra e qeverisë Rama.

Për këtë qeveri është jetike ta ndalë ose ta bllokojë, ose ta kapë reformën në drejtësi. Këta nuk duan reformë në drejtësi, këta nuk duan SPAK, sepse SPAK i pavarur nga politika me prokurorë të pavarur, që nuk falen natën në Surrel, është kërcënimi më i madh për aferat korruptive të kësaj qeverie.

Këta nuk duan Gjykatë Kushtetuese, o ta bllokojnë o ta kapin. Kjo është alternativa e Edi Ramës për Gjykatën Kushtetuese, sepse një Gjykatë Kushtetuese që nuk falet natën në Surrel, një gjykatë Kushtetuese që nuk behet tenderim me përcaktim nga Ardian Dvorani do të vendosë në mënyrë të pavarur dhe do tregojë atë që treguar ju që 30 qershori është një proces farsë.

Të gjitha i kanë kapur, por duan ti çimentojnë këta. Kjo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese është një grusht i pastër Kushtetues, i cili ka për qëllim që ndalon qytetarët që të kenë Gjykatën Kushtetuese që presin prej 3 vitesh, do kemi një kukull të regjimit ”, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...