Monika Kryemadhi takim në Bankën Botërore në Washington

E Enjte, 14 November 2019 14:17

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim në Ëashington me Patrizio Paganon, Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Maltën, Portugalinë, San Marinon dhe Timorin Lindor që prej vitit 2014.

Biseda u fokusua te lidhja e drejtpërdrejtë mes gjendjes shumë të rënduar të ekonomisë me shpopullimin e Shqipërisë, klimën e të bërit biznes, si dhe sektorët e veçantë si bujqësia apo turizmi.

Shqipëria ka shumë nevojë për një ekonomi tregu funksionale dhe klimë biznesi krejt ndryshe nga ajo aktualja që karakterizohet nga presioni i jashtëzakonshem ku e ka vendosur qeveria biznesin me korrupsionin, taksat kontrollet tatimore mesjetare e dekurajuese.

Klima, liria dhe siguria e të bërit biznes kanë nevojë për një implementim sa më të shpejtë dhe me integritet të reformës në drejtësi. Gjithashtu ekonomia dhe biznesi kanë nevojë jetike për një politikë të vullnetit të mirë, që ta vendosë vendin në kushtet me të larta demokratike dhe ekonomike për të siguruar një të ardhme për çdo qytetar shqiptar në shtëpinë e tyre.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...