Në pranga 2 bashkëpunëtorët, sekuestrohen kanabis sativa në një banesë

E Enjte, 14 November 2019 21:09

Policia e Vlorës ka finalizuar një tjetër aksion për kultivimin e drogës, të koduar ‘Orikumi’, në orët e vona të ditës së sotme.

Në këtë aksion janë arrestuar dy persona si edhe sekuestruar 20 kg kanabis në një banesë në Orikum

 

Vlorë

 

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar "Orikumi".

Sekuestrohen 20 kilogramë kannabis sativa në një banesë.

Vihen në pranga 2 shtetas si bashkëpunëtor.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës pas nje hetimi me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka finalizuar operacionin antidrogë në Orikum të Vlorës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesën e shtetasit F.B në Orikum, ku është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 20 kilogramë, e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni dhe në vijim të veprimeve proceduriale eshte bërë arrestimi në flagrancë i pronarit të banesës 45-vjeçari F.B.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, si autorë i implikuar në këtë ngjarje në bashkëpunim me F.B.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Login to post comments