Betimi te noteri i Arta Vorpsit, Doris Pack: Një absurditet drejtësie, BE duhet të veprojë

E Enjte, 14 November 2019 21:49

Eurodeputetja Doris Pack ka folur në lidhje me faktin se Arta Vorpsi u betua para noterit e jo para presidentit të Republikës.

Pack deklaron se ajo që ka ndodhur është një absurditet drejtësie, kurse shton se BE duhet të veprojë.

Një absurditet drejtësie ne Shqipëri e emëruar në mënyrë antikushtetuese si gjyqtare kushtetuese, ajo zgjedh të betohet para një noteri publik jo para Presidentit te Republikës siç kërkon kushtetuta. BE duhet të veprojë!”, tha Pack.

 
  • foto galeri

Ndërkohë, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare Albana Vokshi organizoi sot një aktivitet me të rinjtë në prani të Kryetares së Forumit të Gruas së PPE Doris Pack. Tematika ishte arsimi i lartë, emigrimi dhe sfidat më të cilat ballafaqohen të rinjtë shqiptarë sot.

Aktiviteti u zhvillua në orën 18:00 në ambientet e ish-Hotel Diplomat, në Vasil Shanto.

Login to post comments