Loja e kreut të KED që futi në ngërç Kushtetuesen

Premte, 15 November 2019 10:03

Tashmë dihet se Shqipëria e gjen shpesh veten me lehtësi në mesin e ngërçeve ligjore. Edhe pse shpjegimet ligjore që jepen më pas synojnë të shtojnë vështirësinë e ekuacionit, ka një shpjegim të lehtë për këtë situatë të krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Asgjë nuk do kishte ndodhur nëse Këshilli i Emërimit në Drejtësi, më konkretisht kryetari i saj Ardian Dvorani, të mos kishte dërguar dy lista në një datë në Presidencë dhe më pas në Kuvend.

Nëse KED do kishte dërguar listat njëra pas tjetrës në dy institucionet e emërtesës, nuk do kishim mbërritur në këtë ngërç, i cili dukej i zgjidhshëm deri në fillim të javës.

Vetë Sokol Sadushi dhe Arta Vorpsi, e cila bëri betimin te noterja, si ekspertë të reformës në drejtësi, kanë mbrojtur propozimin me radhë.

Arsyeja ka qenë që vendi të mos mbërrinte në këtë pikë ku është tani. Po tashmë që ka humbur filli dhe socialistët nuk dinë të thonë se si është radha, çfarë do të ndodhë në vazhdim?

Login to post comments