Ambasadori britanik: Kriminelët drejtojnë bandat nga burgjet

Premte, 15 November 2019 10:16

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman kërkoi nga drejtoria e Burgjeve shqiptare të bëjë më shumë që të bllokojë komunikimet me telefon të të dënuarve brenda qelive, kriminelë që drejtojnë ende bandat e tyre mafioze jashtë dhe krimet vazhdojnë.

“Burgjet kanë kriminelë të nivelit të lartë dhe janë kërcënim i vërtëtë për shoqerinë.

Ne e dimë që kanë vazhduar të drejtojnë grupet e tyre mafioze edhe brenda mureve të burgut.

Një punë e mëtejshme që duhet të bëjë drejtoria e burgjeve për të bllokuar komunikimin e tyre me telefon.

Lufta kundër krimit vetëm në këtë mënyrë mund të ndalohet dhe këtë luftë duhet ta bëjmë jo vetëm në rrugët e Britanisë apo Shqipërisë”, tha ai.

Modifikuar më Premte, 15 November 2019 14:55
Login to post comments