Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka takuar sot fermerët e Ura Vajgurore, diskutimin e problemeve për bujqësinë.
Në turin e tij ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’ nga Ura Vajgurore, Basha është shprehur se duhet rezistuar edhe pak.
‘Me siguri pyetja kryesore është: Dhe sa na duhet të rezistojmë?
Jo dhe shumë.
Ndaj jam këtu, që duke marrë frymëzim nga ju, nga duart tuaja punëtore e të ndershme, t’ju jap kurajo e t’ju them se së bashku do t’ia dalim shumë shpejt dhe se qeverinë e ardhshme do ta keni në krah tuaj, afër jush me mbështetje financiare, me investime në infrastrukturë, me subvencione pa burokraci dhe duke i thjeshtuar të gjitha që paraja e subvencionit për fermerin të vijë direkt në kontot tuaja’, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha.